Brenda 24 orëve Partia e Lirisë do të njoftojë protestën e parë për sesionin e ri politik që nis pasditen e sotme.
Lajmin e dha vetë Ilir Meta. Por ku do të protestohet?
“Protesta anti korrupsion do të ketë te veprat e krimit. Shumë shpejt një nga protestat e para do të njoftohet në këto 24 orë” tha ai.
Ai tha se disa prej protestave që do të organizojë LSI do të jetë me opozitën e bashkuar.
“Nuk do të habitemi që si kryetar i PL të jem vazhdimisht përpara parlamentit së bashku me ata qytetarë që ndjehen të pa përfaqësuar nga një parlament me vota te vjedhura.
Si rezultat i kësaj forca më e dëmtuar ishte ish LSI, që në vend që të kishte 12 ka vetëm 4 mandate.
Edhe kësaj force politike qëndron në sheshe, tek njerëzit. Aty do ta shprehë me forcën më të madhe, jo vetëm me deputetët por edhe me zërin e qytetarëve”, tha Meta.
Më pas Ilir Meta, u ndal te hapja e dosjeve, iniciativa e socialistëve.
Ish-presidenti pas padisë që çoi në SPAK për shefen e Autoritetit, Gentiana Sula dhe anëtarët zbuloi mesazhin që mori.
“Dje jam njoftuar nga SPAK-u, që ia kanë kaluar për kompetencë prokurorisë” tha ai.