-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërhyrja e IKMT në resort, Duma: ​Kjo është nisja e zinxhirit të krimit shtetëror

Kryesoret

Deputetja e PD, Grida Duma ka folur këtë të hënë për aksionin e IKMT në resortin e Hysenbelliut.

Ajo tha se kjo është “gjuha e të fortit” që përdor kryeministri Edi Rama.

“Gjithçka ka problem është ta nisë zinxhirin e krimit këtu. Jo se do i mungojë mbrojtja medias, por News 24 është media që bën opozitë. E kuptoja që opozitarizmi i News 24 bashkë me Panorama, me Balkan Web, u rritën duke treguar korrupsionin e drejtorucëve që me një pamje të FB të vet sapo shfaqej te News 24 e fshinin në llogaritë e tyre sociale të luksit të tyre njerëz që vijnë nga hiçi, vjedhin këdo e mund ta ekspozojnë luksin.

Kur News 24 nisi këtë e kuptoja qartë që situata nuk do ishte e njëjtë për mediat tuaja.

Kjo është fabula bjeri pragut të dëgjojë dera, pse ky është pragu.

Që ajo dera e mediave të pushojë, siç e bëjnë me çdo qytetar të thjeshtë që thotë mos dil në protestë se të hoqëm nga puna, mos shko atje se nuk pranohesh nga spitali.
Kjo është nisja e zinxhirit të krimit shtetëror, ky është nën rrogoz.

Në botë kur ndodhin investime të mira gjoja pa leje legalizohen se janë investime të mira të zhvillimit e pastaj shteti përfiton duke marrë gjobën dhe investimin”, tha Duma.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit