-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis parlamenti/ Rama-Alibeaj u “qepen” spiunëve, Berisha-Meta gati për protesta

Kryesoret

Në orën 18:00 të pasdites së sotme nisi sesioni i ri parlamentar. Kuvendi e nis punën me disa nisma, që nga ajo e socialistëve dhe grupit të Enkelejd Alibeajt për të ndryshuar ligjin e dekriminalizimit ku të parashikohet pastrimi jo vetëm i radhëve të parlamentit, por gjithë politikës e institucioneve të pavarura nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.

Kjo në fakt pritet të jetë çështja më e nxehtë e këtij sesioni. Çështje të tjera të rëndësishme të mbartura nga sesioni i shkuar janë përfundimi i dy reformave, asaj zgjedhore dhe asaj territoriale. Gjatë këtij sesioni qeveria ka paralajmëruar se do të çojë në parlament dhe një sërë ligjesh që janë në procesin e konsultimit publik. Ky sesion pritet të jetë shumë dinamik, pasi opozita po bëhet gati për protesta.

SEANCA PLENARE PUBLIKE

Hapja e punimeve të sesionit të III të legjistraturës X në seancën plenare të datës 5 shtator 2022, e hënë, ora 18.00

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 69, datë 2.9.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë:

Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 21.7.2022, 24.7.2022 dhe 28.7.2022. (Neni 44, pika 2, i Rregullores)

Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend. (Neni 44, pika 3, i Rregullores)

Njoftim për programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor. (Neni 26 i Rregullores)

Njoftim për kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator – 30 shtator. (Neni 27 i Rregullores)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit