-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po trafikonin 50 emigrantë, arrestohen tre të rinj (Emrat)

Kryesoret

Policia e Tiranës në bashkëpunim me forcat Shqiponja kanë arrestuar 3 shtetas akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve. Gjithashtu një shtetas tjetër është shpallur në kërkim .

Uniformat blu raportojnë se Donald Lleshi, 24 vjeç, Muhedin Bajraktari, 30 vjeç, dhe Marin Gjoka, 25 vjeç u kapën në flagrancë në dy automjete brenda të cilëve ndodheshin 50 shtetas të huaj. Transportimi po bëhej nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Njoftimi i policisë 

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në fshatin Mëzez, në rrugën “7 Nëntori”, kanë konstatuar mjetet me drejtues shtetasit M. GJ. dhe M. B., brenda të cilëve ndodheshin 50 shtetas të huaj.

Sipas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit M. Gj., M. B., D. Ll. dhe D. Sh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, do t’i transportonin 50 emigrantët e paligjshëm nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 50 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 6 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit