Para objektit të Qeverisë së Kosovës është duke u protestuar për të dytën herë lidhur me rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
Sipas organizatorëve të protestës, organet e drejtësisë kanë neglizhuar këtë rast, pasi që u bë e ditur se 11-vjeçarja dyshohet që ishte dhunuar edhe në qershor të këtij viti.
Protestuesit kanë kërkuar reagim ndaj sistemit patriarkal në sistemin e drejtësisë dhe përgjegjësi për viktimat e dhunës seksuale.
Në protestë po bëhet thirrje që drejtësia të vihet në vend me brohoritje ”Nuk durojmë më”, Përdhunuesit seksual në burg”. Gjashtë personave të arrestuar nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer tri vepra, ndër to atë të trafikimit të 11-vjeçares në Prishtinë, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. 11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar edhe nga pesë persona më 27 gusht. /Telegrafi