Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me samitin e “Open Balkan” që u mbajt në Beograd.
Ai është shprehur se kryeministri Edi Rama ka shkuar në samit si vasali i Aleksandër Vuçiç.
Gjithashtu Berisha ka thënë se Rama sulmoi dhe fajësoi qeverinë e Kosovës dhe mbrojti Vuçiçin.
“Ne Beograd, si vasal i Vuçiçit!
Te dashur miq,
Ne Beograd u zhvillua këto dy dite samiti i aleancës trilaterale Beograd-Tirane-Shkup apo aleancës te Ballkanit te Hapur, de fakto aleancës se Përçarjes se Ballkanit.
Edi Rama, vasali i njohur i Aleksander Vuçiç, nga ky samit nga njëra ane sulmoi dhe fajësoi qeverinë e Kosovës dhe opozitën e Shqipërisë, e nga ana tjetër, doli ne mbrojtje direket te padronit te tij Vuçiç ose ndryshe, Putinit te vogël; indirekt, edhe te Putinit te madh.
Ai, ne një interviste dhëne rrjetit Euronews ne gjuhen serbe, ngriti ne qiell Aleksander Vuçiç, guximin dhe vizionin e tij, dhe iu kundërvu përsëri haptas e me force kërkesës se Bashkimit Evropian ndaj Serbisë për respektimin e sanksioneve te vendosura nga BE ndaj Rusisë”, shkruan Berisha.