Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një video të Nënë Terezës në Facebook. Krahas videos ai është shprehur se të gjithë mund të bëjnë gjera të vogla me dashuri të madhe.
Basha e ka ka kujtuar Nënë Terezën, sot në Ditën e Shenjtërimit të saj, duke thënë se ajo ishte shembulli se me dashuri dhe besim mund të bësh gjera të mëdha.
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Kjo është një ditë e veçantë për mbarë kombin shqiptar dhe ne të gjithë krenohemi me Nënë Terezën, veprën dhe trashëgimin e saj.
Nënë Tereza na ka dhënë një shembull të madh se si me besim, dashuri dhe këmbëngulje mund të bësh gjëra të mëdha për ata që kanë më shumë nevojë. Nën shembullin e saj le të bëjmë të gjithë nga pak për një jetë më të mirë për çdo shqiptar.
“E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur ende. Kështu që ka mbetur vetëm e sotmja. Le të fillojmë.”, shkruan Basha.