-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rama korruptoi Bashën”, Meta: Koha e opozitës së blerë ka përfunduar!

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një lidhje live me Syri Tv ka folur për aksionin opozitar dhe hapat që do të ndjekë partia e tij gjatë muajit shtator.

Meta garantoi për rezistencë ballore dhe protesta pikërisht në vendet ku kanë ndodhur aferat korruptive.

“Fatkeqësia më e madhe e opozitës ka qenë se nuk ka dashur ta pranojë rolin e Lulzim Bashës krah Ramës duke vrarë edhe shpresën e shumë njerëzve të cilët u larguan nga vendi. Axhenda e Ramës dhe Bashës është e përbashkët. Rama ka axhendën e Beogradit që kërkon kontrollin e pasurive të vendit tonë dhe shpërbërjen e vendit tonë. Pa dyshim që do të ketë një ballafaqim frontal si asnjëherë tjetër. Regjimin po e lënë nervat.

Shtatori do të ketë rezistencë ballore. PL shumë shpejt do të nisë iniciativat e saj për protestat anti-korrupsion që qytetarët të evidentojnë në mënyrë të qartë kapjen e sistemit të drejtësisë nga zoti Rama. Këndvështrimi im si lider i PL është bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare por me çdo forcë dhe grupim interesi. Apo çdo qytetar që e kupton që situate është ulëritëse”, tha Meta.

Ish-presidenti foli edhe për padinë ndaj Autoritetit të Dosjeve. “Ky regjim është i korruptuar në palcë dhe Rama synon të përdhosë Autoritetin e Dosjeve dhe institucionet gjoja të pavarura të drejtësisë. Personi që përmendet në dosje i ka bërë kërkesën autoritetit që në tre gusht për të hequr manipulimet dhe falsifikimet dhe e ka bërë të qartë se kush është I.M. Gjithçka është një falsifikim dhe kjo është arsyeja pse unë kam kallëzuar për 6 vepra penale anëtarët e Autoritetit të Dosjeve. Ky do të jetë një proces që do keni rastin ta ndiqni dhe të kuptoni turpin e këtij regjimi të pashpresë”, deklaroi Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit