Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi përmes një postimi në Facebook ka kujtuar shenjtërimin e Nënë Terezës.
Ajo është shprehur se ajo është model frymëzimi për të gjithë.
“Shën Tereza e shqiptarëve dhe botës, model frymëzimi që na tregon se ndryshimi pozitiv buron prej secilit prej nesh, nga çdo akt sado i vogël, që bëjmë me dashuri e në përkujdesje për të tjerët. Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës, le të na rikujtojë se duhet të bëjmë më shumë, si shtet dhe shoqëri, në promovimin dhe edukimin e brezave të rinj mbi veprat e mëdha të saj”, shkruan Monika.