Dy rusët Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zorin bashkë me ukrainasin Fiodor Mihailoviç që u arrestuan pak javë më parë pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh i janë drejtuar Apelit.
Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan i la në burg duke i akuzuar për spiunazh, pasi tentuan të futeshin në uzinë dhe sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarë shqiptarë.
Por Mikhail Zorin, Svetlana Timofeeva dhe Fedir Alpatov kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës së Elbasanit, që i mbyllte në burg ata për akuzën e spiunazhit dhe goditjes për shkak të detyrës.
Të arrestuarit i janë drejtuar me një kërkesë gjykatës së Apelit në Durrës, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje.
Ata janë shprehur se nuk janë spiunë, por blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.