-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuza e rëndë ndaj “Djajve të Kuq” nga ish-mbrojtësi

Kryesoret

Manchester United ka vuajtur vitet e fundit me rezultate të dobëta, duke mos u ngritur në majat e futbollit.

Për këtë situatë ka reaguar edhe një ish-futbollist i Djajve të Kuq. Eric Baily ka kritikuar së fundmi menaxhimin që Manchester United iu bën futbollistëve.

Mbrojtësi që është ende në pronësinë e Djajve të Kuq, por që luan tek Marseille falë formulës së huazimit, së fundmi thekson se tek United favorizohen lojtarët e kombëtares së Anglisë dhe në këtë formë, pjesa tjetër e skuadrës humbet motivimin.

“Klubi duhet të shmangë favorizimin që i bëhen lojtarëve të kombëtares angleze dhe të gjithë të kenë shanse të barabarta.

Në dhomat e zhveshjes, klubi duhet të inkurajojë një konkurrencë të ndershme sepse unë gjithnjë e kam pasur ndjesinë se një lojtar i kombëtares angleze diferencohej nga dikush tjetër.

Kjo nuk ndodh me Chelsean apo me një klub tjetër të madh në Premier League. Tek United disa lojtarë e marrin për të mirëqenë që do të luajnë titullarë dhe kjo e dobëson skuadrën.

Por, për fat të mirë, trajneri Erik ten Hag ka shumë karakter dhe shpresoj që diçka e tillë të ndryshojë dinamikat në skuadër”, u shpreh Baily.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit