Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në facebook ka reaguar pas intervistës së të ish-drejtorit të Përgjithshëm të policisë Gledis Nano.
Nano deklaroi dekonspirimin e 14 operacioneve policore.
“Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë.
Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet.
Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit!”, shkruan Meta.