Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturën e grave në Tiranë.
Ai është shprehur se problemi më i madh në këtë vend është fakti që shteti është i përfshirë nga bandat dhe kjo gjë është e dukshme nga operacionet e fundit.
Meta ka shtuar se dekonspirimi i opercioneve për kapjen e krerëve të bandave nuk është asgjë tjetër veç se kapja e shtetit. Po ashtu sipas tij shteti i ka përdorur krerët e bandave për mbledhjen e votave.
“Është e qartë, ish-drejtori i policisë e tha me gojën e tij që 14 nga 32 operacione u dekonspiruan, për drejtuesit e bandave. Kjo do të thotë që shteti ka detyrim ndaj bandave, dhe i përdor për të vjedhur vota dhe për gjithfarë aferash. Po të kemi parasysh që një km rrugë kushton 6 herë më shumë se në Serbi.
Tani duan të na kthejnë edhe bastet, që dikur na thoshin që i ndalonte edhe kurani.
Tani është një situatë tjetër. Nuk është koha për të bërë eksperimente me te ardhmen e vendit. Vendi ka nevojë për përgjegjshmëri, për lidership për llogaridhënie dhe ka nevojë të rimarrë në duart kontrolloni e vendit dhe të fateve” është shprehur ai.