KPK ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Bajram Breçani.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti probleme në dy kritere, pasurinë dhe profesionalizimin.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se prokurori Bajram Breçani nuk justifikon të ardhurat.
Breçani e ka filluar karrierën në vitin 2013 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë. Një vit më vonë ai është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit, ku ka shërbyer deri në vitin 2016, përpara se të transferohej në Tiranë.