Një sasi prej 52 kilogramësh kanabis është sekuestruar nga policia greke në pikën kufitare të Kapshticës.
Automjeti vinte nga kufiri i gjelbër dhe nga kontrolli brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 51 pako që përmbanin 52 kg 495 kanabis.
Sipas policisë, trafikantët përdornin një skemë të mirë menduar, pasi një makinë e dytë kontrollonte dhe patrullonte rrugën.
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar 31-vjeçar. U sekuestruan në total dhe 4 celularë, 5 karta SIM dhe 1050 euro.
3 muajt e fundit, në Kostur, Kozani, Igumenicë, Artë e Korfuz, pra zona afër kufirit me Shqipërinë, policia greke ka sekuestruar rreth 705 kg kanabis që dyshohet se vinte nga Shqipëria.