-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet makina me drogë në Kapshticë, policia: Ja skema që përdornin trafikantët

Kryesoret

Një sasi prej 52 kilogramësh kanabis është sekuestruar nga policia greke në pikën kufitare të Kapshticës.

Automjeti vinte nga kufiri i gjelbër dhe nga kontrolli brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 51 pako që përmbanin 52 kg 495 kanabis.

Sipas policisë, trafikantët përdornin një skemë të mirë menduar, pasi një makinë e dytë kontrollonte dhe patrullonte rrugën.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar 31-vjeçar.  U sekuestruan në total dhe 4 celularë, 5 karta SIM dhe 1050 euro.

3 muajt e fundit, në Kostur, Kozani, Igumenicë, Artë e Korfuz, pra zona afër kufirit me Shqipërinë, policia greke ka sekuestruar rreth 705 kg kanabis që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit