Dy shqiptarë dhe një serb janë arrestuar në Solothurnit, Zvicër. Gjatë aksionit policor u sekuestrua një sasi e madhe kanabis dhe hashashi. Gjurmimi i tre trafikantëve dërgoi policinë në një shtëpi në Grenchen, aty ku dhe ruhej droga.
Gjithsej tetë kilogramë kokainë u sekuestruan gjatë një kontrolli në shtëpi në Grenchen të urdhëruar nga prokuroria publike kantonale për detyra të veçanta si pjesë e një procedure. Dy persona janë ndaluar në vendngjarje.
Në të njëjtën ditë u kryen edhe dy kontrolle të tjera në shtëpi në Derendingen, gjatë të cilave u sekuestrua një sasi e vogël kokaine dhe rreth pesë kilogramë e gjysmë hashash. Një tjetër person u arrestua. Tre burrat e moshës 26, 33 dhe 42 vjeç ndodhen në paraburgim.