-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet me Greqinë, Turqia çon “Egjeun” në BE, NATO e OKB

Kryesoret

Turqia ka dërguar një letër në BE, NATO e OKB për problemet ende të pazgjidhura në Egje me Greqinë.

Mediat greke shkruajnë se pala turke, përmend se në Egje ka një sërë problemesh, si ujërat territoriale dhe hapësira ajrore, kufizimi i shelfit kontinentar dhe ujërave territoriale apo sovraniteti të Greqisë.

Ndër të tjera në letër theksohet se Greqia pretendon se ka 10 milje detare hapësirë ajrore, pavarësisht se gjerësia e ujërave territoriale në Egje është 6 milje.

“Turqia beson se çështjet e Egjeut mund të zgjidhen brenda kornizës të së drejtës ndërkombëtare me njohjen reciproke të të drejtave themelore dhe interesave ligjore të dy vendeve.

Pavarësisht qëndrimit të Turqisë në favor të dialogut dhe bashkëpunimit, Greqia shmang dialogun, përshkallëzon tensionet dhe një pjesë të problemeve të Egjeut i transferon në BE”, thuhet më tej në letër, shkruajnë mediat greke.

Ndërsa mediat turke shkruajnë: “Lëvizje diplomatike nga Turqia kundër veprimeve të paligjshme të Greqisë.

Më 1 shtator, me nënshkrimin e ministrit të Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, u dërguan letra 25 kryeqyteteve të BE-së, Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Borrell, anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sekretarëve të përgjithshëm të NATO-s dhe OKB-së.

Aty shpjegoheshin qëndrimet e Turqisë. dhe pikëpamjet për zgjidhjen e problemeve të Egjeut.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit