-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD çon bordin në Kushtetuese: Shkrijeni

Kryesoret

Mesditën e sotme 28 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordeve të caktimit të çmimeve.

Deputetja Dhurata Çupi, u shpreh se Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin, është shndërruar në Klubin e Oligarkëve, ku vetë oligarkët e naftës në përbërje të Bordit caktonin edhe çmimin.

“Shqipëria është një nga 10 vendet në botë me çmimin më të lartë të naftës, gazit dhe benzinës.

Edhe pse më të varfrit në Europë e Rajon, shqiptarët janë përballur me çmimet abuzive të naftës, gazit dhe benzinës.

Me miratimin e këtyre dy ligjeve qeveria në vend që të bënte atë që ka bërë cdo qeveri në botë, të mbronte interesin e qytetarëve, të drejtat e konsumatorëve.

Në fakt zyrtarizoi Klubin e Oligarëve dhe i dha liri të plotë që me marrëveshje me njëri tjetrin të caktojnë çmimin e naftës, gazit dhe benzinës.

Cdo qytetarë ka parë sesi tallet vazhdimisht Klubi i Oligarkëve, që sa herë qytetarët reagojnë e ul çmimin me 2 lekë, dhe të nesërmen e rrit me 12 lekë” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit