Është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, juristi shqiptar Dritan Dedja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
31-vjeçari ka tentuar të korruptojë prokurorin për të liruar të vëllanë nga burgu.
Ngjarja në të cilën ishte i përfshirë Dedja dërgoi në burg gjatë vitit 2021 edhe ish-drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqin i cili favorizonte personat e arrestuar për vepra të ndryshme penale kundrejt përfitimit të shumave monetare.
Në përgjimet e kryera në atë kohë nga Prokuroria kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shfaqej edhe i ekstraduari i ditës së sotme i cili siguronte të atin se kishte paguar para për të nxjerrë nga burgu vëllain e tij, të arrestuar më herët për lëndë narkotike.
Përgjimet:
D.Dedja: mos e rr…k… tha, nesër shkojnë ato, ditën e mërkurë e ke bobin e ke aty, ke shpaja.
Rr.Dedja: Sigurtë?
D.Dedja: Po, nesër e sigurtë mo, për çar i kërkun ato
Rr.Dedja: Hajt mirë, ia çove krejt ti?
D.Dedja: Krejt, krejt.
Rr. Dedja: Hajt bukur, çao.
D.Dedja: T’gjitha, hajt.