-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthen mjeku i njohur: Zgjohuni! Po jetojmë në “shtetin e pushtave”

Kryesoret

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka shprehur pakënaqësinë e tij me klasën politike dhe qeverinë në Shqipëri përmes një postimi të ashpër në Facebook. Ai u kërkon qytetarëve që të zgjohen kundër korrupsionit, pabarazinë shoqërore dhe para ligjit.

“Funksionaliteti i një shteti do të parandalonte që prej zgjedhjeve të para pluraliste të 31.03.1991-shit. Prishjet e qindra objekteve industriale, të minierave, të udhëve të hekurta, pushtimin e bregdetit e dukurinë e tokës së zanum, të veprave ujitëse dhe kulluese të tokave, ndëshkimin e korrupsionit, sigurinë e jetës, uljen e cilësisë së dijedhënies e të dijemarrjes si dhe mos zbrazjen e vëndit….

Për një borxh të pashlyer OSSHE-së prej 3.000 lekësh përfundon në burg….“Parellinjtë” e sotëm dhe “ish brekgrisurit” e djeshëm, vijojnë t’a trajtojnë SHQIPËRINË si mallin e tyre dhe shpërfillin detyrimet ndaj ligjeve e rregullave të këtij vëndi….

Flas për mungesën e funksionalitetit të SHTETIT dhe jo për PUSHT-SHTETIN, që kemi ngritur në Shqipëri. Ky “shtet i pushtave” do të vijojë të ushqej për çdo ditë e më shumë korrupsionin, pabarazinë shoqërore dhe pabarazinë para ligjit…..

FAJTORE është e gjithë klasa/kasta/glasa politike, që na ka udhëhequr në këto 31 vitet e prapshta të Demon-kracisë…..Megjithatë edhe Ne votuesit nuk jemi plotësisht të pa fajshëm, përkundrazi….

Wake up my albanian felloës.!!!…BOLL u delezuat dhe vijoni të luftoni për interesat e Lidërve të Partive dhe të Oborreve të b-lëpirësve të tyre….FAMILJA, MËMËDHEU/TROJET ARBËRORE e KOMBI SHQIPTAR ishin, janë dhe kurdoherë do të mbeten mbi të gjitha!!!…Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit?!?!” shkruan Kalo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit