-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula: Krerët e bandave po vendosin drejtorin e ri të policisë

Kryesoret

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me dekonspirimin e 14 operacioneve policore për kapjen e krerëve të bandave. Lajm që u bë vetë i ditur nga ish-drejtori i policisë, Gledis Nano.

Ai është shprehur se bandat e fuqizuara tashmë ekonomikisht mbrohen nga pushtetarët dhe kanë njerëzit e tyre në çdo institucion. Sipas tij kriminelët po influencojnë dhe në vendosjen e kreut të ri në Policinë e Shtetit.

Situata ka arritur deri aty sa që grupet kriminale të jenë influencues në emërimet në Policinë e Shtetit. Ata janë në çdo qelizë të shtetit. Këtë e konfirmon ish-Drejtori i Policisë së Shtetit dhe oficeri i policisë i cili u arrestua pak javë më parë i cili kishte shoqëruar një nga personat më të perfolur në botën e krimit. Rendin në Shqipëri nuk mund ta vendoste as Gledis Nano dhe as ai që do vij nëse do ket dëshirë.

Personazhe të botës së krimit kanë akses në fondet publike nëpër bashki dhe kjo është e vërtetuar me raste konkrete ku element kriminal kur janë arrestuar ka dal qe kane perfituar dhe tendera nëpër bashki. Jo më pak akses kanë neper institucionet qendrore si ne Drejtori Rrugeve Fondet e ndertimit, në AZHBR e shum ente të tjera prokuruese me fonde publike. Kjo është bashkejetesa e segmenteve te korruptuara të shtetit me krimin,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit