Kur shoh informacionet në media, gjithmonë pyes: Këta na japin lajme për koncertet e Ritës, por nuk kemi asnjë dijeni se kush e paguan atë.
I bën falas në shesh, për bamirësi? Në këtë rast do t’i hiqja kapelen, ndonëse edhe poqe se kërkon lekë nuk ka ndonjë të keqe?
Por, kush e paguan, nëse paguhet, dhe sa parà merr për një koncert?
Se mos është parà publike or tej!!!
Se pastaj do ishte një formë e shëmtuar korrupsioni, unë të financoj, ti bën koncert dhe fiton, pastaj ti më lavdëron mua!!!
Do të ishte incenerator që djeg parà publike!
Ndonëse nuk besoj asnjë sekondë se e bën Rita atë. Te merrte parà që duhej të shkonin për biblioteka, shkolla, ambulanca, teatro urbanë, etj., për koncerte në shesh!
Thjesht për ta ditur? Për informacion!
Apo e paguan privati? Cfarë interesi do të kishte ai privati për të investuar në aheng për ne! Se mos merr nga ana tjetër përlan fonde publike e tendera publikë për të ndërtuar kështjella prej letre?
Jo se interesohem për koncerte në shesh!
A ka ndonjë gazetar investigativ a ndonjë media që interesohet për këtë, apo e kanë shpallur sekret strategjik!