Ish-kryeministri Sali berisha ka postuar në Facebook një denoncim nga një qytetar.
Ai është shprehur se kryeministri Edi Rama po u vërsulet pronave të Kishës.
“Sulme kriminale ndaj pronave të Kishës në Kepin e Rodonit!
Edi Rama, në rrugën e të atit të tij shpirtëror, Enver Hoxha, u vërsulet me tërbim pronave të Kishës. Bandat e qeverisë shkatërrojnë rrugën e pelegrinëve për te Kisha e famshme e Shna Ndout, e Kepit të Rodonit.
Dënoj me forcën më të madhe vandalizmin qeveritar të Edi Ramës ndaj pronave të Kishës nga banda të qeverisë”, shkruan Berisha.