Ndërsa ka nisur boshatisja e ambasadës së Iranit, në godinë ka forca të shtuara të policisë.
Në orët e mbrëmjes ka filluar edhe largimi i diplomatëve, ndërsa në ambientet e brendshme është parë që të ketë tym dhe flakë, ku mesa duket po digjen dokumentacione.
Po ashtu ka edhe prezencë të shtuar të forcave të policisë.
Kujtojmë që sot kryeministri Rama në një komunikim bëri të ditur vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, pasi Irani është orkestruesi i sulmit kibernetik të sistemit online.