-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përdhunimi i 11-vjeçares, dhunohet në burg një nga autorët e dyshuar

Kryesoret

Raportohet se një prej të dyshuarve të ndaluar për përdhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, është dhunuar rëndë nga të dënuarit e tjerë në ambientet e paraburgimit ku po mbahet.

26-vjeçari, Ekrem Rexhepi është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë dhe për këtë arsye është transferuar në burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i të dyshuarit i cili shton se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë dhe se klienti refuzon të tregojë sesi ka ndodhur ngjarja.

“Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi është sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta”,  tha avokati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit