-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekspertët amerikanë të sigurisë: Ja pse e sulmoi Irani Shqipërinë

Kryesoret

Sipas ekspertëve amerikanë të sigurisë, sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë ka lidhje me strehimin në Shqipëri të grupit opozitar iranian MEK.

Për ta nuk ka dyshim që Irani qëndron pas sulmit të 15 korrikut.

Gazetari i Zërit të Amerikës, Artan Haraqija bisedoi me ekspertët John Holtquist, që më parë ka punuar për qeverinë amerikane lidhur me sigurinë kibernetike.

Po ashtu dhe me ekspertin tjetër, Amir Rashidi, nga organizata “Miaan”, specialist për censurën iraniane të internetit.

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë nuk është aspak befasi, vlerësojnë ekspertët.

John Holtquist thotë se informacioni i konfirmuar sot nga kryeministri shqiptar, Edi Rama është ditur që nga muaji gusht.

Në atë kohë, kompania për të cilën ai punon publikoi një raport që fajësonte Iranin.

Në fillim të gushtit kemi nxjerrë një raport ku themi se Irani qëndronte pas sulmit ndaj Shqipërisë – John Holtquist

“Kemi nxjerrë një raport ku themi se Irani qëndronte pas sulmit ndaj Shqipërisë.

Askush nuk e dinte se kush e bëri sulmin. Irani ndërmori masa që sulmi të dukej sikur ishte kryer nga një grup “hakerësh” e jo nga shteti iranian” tha Holtquist.

Aksioni u nis më 15 korrik, ndërsa tre ditë më pas qeveria shqiptare njoftoi se për shkak të sulmit

“Janë mbyllur përkohësisht qasjet tek shërbimet publike që ofrohen përmes internetit dhe tek shërbimet tjera të qeverisë”.

Më 22 korrik, në ekranet e kompjuterave, që tani ishte bllokuar nga sulmi kibernetik, u paraqit ky mesazh:

“Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të DURRËSIT?

Duke lënë të kuptohet se rasti kishte të bënte me strehimin në Shqipëri të mijëra pjesëtarëve të grupit muxhahid iranian “MEK” (Mujahedeen-e-Khalq).

Marrë nga raporti i “Mondiant” – Virusi i sulmit kibernetik iranian përmbante edhe këtë mesazh

Disidentët iranianë ndodhen të strehuar në qytezën Manëz, në qarkun e Durrësit.

Samiti megjithatë nuk u mbajt për shkak të një “kërcënimi të një sulmi terrorist”.

Amir Rashidi thotë se Irani në fakt u hakmor ndaj sulmeve kibernetike që më parë u kryen ndaj Iranit dhe për të cilat përgjegjësinë jo zyrtarisht e morën muxhahedinët e MEK-ut./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit