-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari: Spiuni i dytë, “peshku” i madh që Vis Martinaj e bëri drejtor

Kryesoret

“Ka disa zyrtarë të policisë të cilët e informonin Martinajn. Një nga drejtorët e kompanisë së tij ka qenë ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve në Shqipëri”. Kështu u shpreh gazetari Flamur Vezaj.

Sipas Vezajt, zyrtarë të policisë informonin Ervis Martinajn, ndaj shumë operacione për kapjen dhe arrestimin e tij kanë dështuar.

“Ervis Martinaj në aspektin financiar është një ndër personat që kanë krijuar ose kanë akumuluar të ardhura të mëdha nga bastet, nga lojërat e fatit” tha ai.

Vezaj tha se një një oficere e Interpolit kontrollonte sistemin TIMS për lëvizjet hyrje-daljet e Martinajt.

Sipas tij, Martinaj ishte një person shumë i kujdesshëm i cili nuk ekspozohej në vende publikem ku mund të identifikohej apo eleminohej.

“Ervis Martinajn, për më shumë se tre vite nuk e gjenin dot armiqtë e tij, të cilët financiarisht janë shumë të fuqishëm dhe janë disa grupe kriminale.

Ai ishte shumë i kujdesshëm për t’u ekspozuar në vende publike.

Dhe në vende ku mund të identifikohej apo eleminohej nga grupet armike, të cilat kanë investuar jo pak.

Në Shqipëri, është proceduar një oficere e Interpolit e cila kontrollonte sistemin TIMS për lëvizjet hyrje-daljet e Martinajt.

Kjo për llogari të një grupi kriminal. Ervis Martinaj ishte shumë i kujdesshëm”, theksoi ai.Euronews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit