Deputet i PD-së, Agron Gjekmarkaj zhvilloi sot në një takim në kryesinë e Kuvendit ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim.
Gjekmarkaj shkruan se në këtë takim ka shkëmbyer mendime për sfidat demokratike me aleatin strategjik.
“Një takim miqësor e shumë domethënës sot me ambasadoren e SHBA, Zonjën Juri Kim në fillim të stinës se re parlamentare.
Shkëmbyem mendime për sfidat demokratike dhe betejat opozitare si dhe rëndësinë jetike të konsolidimit të marrëdhënieve me aleatin tonë strategjik ku gjithëkush në politiken shqiptare duhet të ndiejë përgjegjësinë e vet.
Legjitimiteti i institucioneve është kusht i panegociueshëm për konsolidimin e sistemit demokratik dhe progresin e reformave”, shprehet ai.