-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë: Dy arsyet përse Tahiri duhet të qëndrojë në burg

Kryesoret

Në 4 shkurt të këtij viti Saimir Tahiri me pranga në duar nga salla e gjyqit u dërgua në qeli për të vuajtur 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.

Por dy muaj më pas, ish-ministri iu drejtua Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimin. Dy ishin argumentet.

E para se për shkak të funksionit që kishte mbajtur i rrezikohej jeta në burg dhe se familjarët e tij ishin të ekspozuar ndaj eksponentëve të botës së krimit.

Por gjykata  e Lartë e rrëzoi. Në vendimin e Gjykatës së Lartë, Kolegji Penal i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Medi Bici e Sandër Simoni deklaroi se pretendimet janë të pabazuara.

“Nuk rezulton që të ketë asnjë indice që kërkuesi të mund të bëhet objekt i personazheve të krimit që ndodhen duke kryer dënimin.

Gjithashtu nuk ka asnjë indice që vuajtja e menjëhershme e dënimit me burgim e të dënuarit Saimir Tahiri, mund të sjellë pasoja të rënda për vetë të dënuarin, si dhe për familjen e tij” thuhet në vendimin e zbardhur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit