Ndërtimet pa leje do të jenë në fokus të qeverisë në vjeshtë. Operacioni, tha sot Edi Rama do të nisë shumë shpejt për të shembur ose sekuestruar ndërtimet pa leje të pasanikëve nga mesi i Tiranës deri në bregdet.
“Është e papranueshme që të lulëzojnë katet dhe shtesat pa leje që të kamurit ndërtojnë në det, rënë dhe sa në mes të Tiranës, sa edhe këtu me sheshin Skënderbej. Vetëm nuk bërtet pallati, “shihni sa u zgjata o njerëz me mendje të shkurtër”.
Pa i hyrë gjë në këmbë. Gjembat më hyjnë mua të parin. Dhe gjembat pastaj më keq akoma ju hyjnë atyre njerëzve në fshat me duar me kallo që i kap me zell të madh policia për një mur avllie pa leje. Apo shtrim pllakash pa leje.
Kjo kërkon një adresim pa mëshirë. Qoftë ndaj pasunarëve, që kanë miliona për kate e llaç e tulla dhe që duhen zmbrapsur matanë vijës së kuqe të ligjit. Qoftë ndaj punonjësve të policisë, që qytetarëve ju tregojnë dhëmbët dhe pasanikëve u puthin këmbët.
Një operacion i drejtuar nga IKMT, në bashkëpunim me Kadastrën EKB, me bashkitë, duke filluar me Tiranën me synim shembjen ose konfiskimin të të gjitha sipërfaqeve të ndërtuara në shkelje të ligjit” tha ai.