Kryeministri Edi Rama prezantoi sot drejtorin e ri të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu dhe të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici.
Edi Rama u shpreh se tani është koha për çeljen e një kapitulli të ri në rrugën e ndryshimit dhe modernizimit të Policisë së Shtetit, për më shumë barazi para ligjit.
Fjalën, Edi Rama e nisi me ngjarjen e Potamit në verë, ku shefi i policisë Arjan Tase përplasi për vdekje një fëmijë 7 vjeç.
“Shkelësi nuk ishte pushues i zakonshëm, por punonjës policie, që edhe si pushues duhet të jetë shembulli i respektit për ligjin.
Ky fakt e bëri tragjedinë jo thjeshtë të dhimbshme. Edhe në kulmin e një dhimbje ekstreme, ajo familje tregoi një vetëpërmbajtje të hatashme.
Bëra gabim që u mora menjëherë në reagimin e parë pas ngjarjes. Policia sot gjendet në udhëkryq në muajt e fundit.
Në muajt e fundit kanë marrë një lloj hovi të paudhët dhe paudhësitë në policinë e shtetit që duhet prerë me forcën e disiplinës ushtarake.
Falë angazhimit të trupës dhe drejtimit profesional dhe të vendosur të AMP-së nga drejtori i ri i policisë, vetëm nga janari në qershor janë dënuar me burg me vendim gjykate 29 punonjës policie” tha Rama.