Një 56-vjeçar i ka bërë “gropën” vetes dhe doganieri të pikës kufitare në Qafë Prush. Ai u kap duke transportuar disa mallra kontabandë me një makinë tip Volkswagen.
Doganieri dyshohet të jetë bashkëpunëtor dhe nuk ka kryer kontrolle në mjet.
U kap në flagrancë duke transportuar mallra të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar, vihet në pranga 56-vjeçari.
Njoftimi i policisë
Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. J., 56 vjeç, banues në Krumë, pasi është kapur në flagrancë, në aksin rrugor Qafë Prush-Krumë, duke transportuar me një automjet tip “Volkswagen”, mallra të ndryshëm, të cilët i kishte kaluar nga Kosova në Shqipëri, duke shmangur detyrimet doganore.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi B. A., 41 vjeç, banues në Krumë, me detyrë doganier pranë PKK Qafë Prush, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Sh. J., i cili transportonte mallrat nga Kosova drejt Shqipërisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe mallrat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.