12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ministri u emërua se kishte skaf”, Berisha: Vendi u kthye në kanabistan

Kryesoret

Kreu i PD-së, gjatë takimit për sigurinë kombëtare është shprehur se qeveria Rama ka ardhur në pushtet nëpërmjet drogës dhe krimit.

Ai shtoi se i vetmi person që zotëronte skaf, u emërua ministër Brendshëm.

“Ju jeni dëshmitarë se, kjo qeverisje erdhi me shenjën e drogës. Erdhi me skaf. Nga të gjithë politikanët shqiptarë, njëri i vetmi në atë kohë që kishte skaf, dhe i vetmi në atë kohë që u emërua ministër.
Në një akt shkatërrimtar për rendin, goditën policinë kriminale, që ishte përballur ndërvite me sukses me banda të ndryshme duke i vënë para ligjit dhe i hapën rrugë, shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbi apo kanabistan
,” u shpreh ai.

Berisha ka shtuar se politika e Ramës krijoi miliarda e miliarda euro, me të cilat trafikantët u vërsulën të pushtojnë kartelet e kokainës në Amerikën Latine.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit