Mbrëmjen e djeshme është bllokuar një peshkarexhë më 25 mijë litra naftë kontrabandë.
Policia ka arrestuar në flagrancë Shpëtim Canin, 43 vjeç si dhe Roland Canin, 41 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, me detyrë përkatësisht kapiten dhe marinar i anijes peshkatore ‘LEON’.
Ndalimi u bë nga një investigim i strukturës doganore Antikontrabanda Detare në bashkëpunim me policinë kufitare në Durrës.
Paraprakisht mësohet se peshkarexha vinte nga vendet e Lindjes. Dhe ishte planifikuar të për t’u hedhur në tregun e brendshëm.