Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar pezullimin e aktivitetit të “Air Albania” nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB).

Pezullimi u bë me argumentin se “Air Albania” nuk ka deklaruar pronarët përfitues. Ylli Manjani ngre pyetjen se si ka mundësi që një kompani është regjistruar në QKB, por pa pronarë përfitues.
“Një minutë! QKB që është në vartësi e “pronësi” të Edi Ramës, pezullon Air Albanian që është gjithashtu në “pronësi” të Edi Ramës!? Prit, prit! I thotë QKB “kush janë pronarët?!
Dmth ku i çoni lekët e biletave?! Uau! Prit, prit dhe pak! Paska që në 2018 pa bërë një bilanc!!!
Uau! Unë një NiPT avokati kam dhe nuk guxoj të mos mbyll bilancin e vitit në afat..!!
Ligjërisht biznesi që mbyll dot një bilanc është i falimentuar. Pse 3 vjet pa bilanc?! Si ka mundësi që paskemi të regjistruar kompani pa pronarë përfitues?! ****
Gjithmonë kam pyetur veten pse kaq trashë luajnë me letrat zyrtare këta?! Janë të vërtetë të trashë apo thjesht arrogantë që ndjehen si pronar të çdo gjëje?!,”-shkruan Manjani.