-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pompimi” i Ramës dhe fundosja e “Air Albania”-s

Kryesoret

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) pezulloi aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk deklaroi pronarët përfitues.

Shoqëria e parë shqiptare e fluturimeve e nisi aktivitetin në shtator të vitit 2018. Kryeministri Edi Rama e pompoi fuqishëm si histori suksesi, por duket se fundi erdhi shumë shpejt.

Por kush janë aksionerët?

Tre ortakët e “Air Albania”, “Albcontrol” me 10%, që përfaqëson palën shqiptare, dhe dy subjekte të tjera, “Turkish Airlines” dhe “MDN Investment”, përkatësisht me 49 dhe 41%.

Sipas qeverisë, krijimi i kompanisë “Air Albania” do të ofronte më shumë mundësi për fluturime “low cost” nga Shqipëria.

Ortaku i vetëm i kompanisë “MDN Investment” fillimisht ishte Sinan Idrizi. Më pas ai vendosi që t’i kalojë aksionet te familja.

Të paktën 23 për qind e tyre kaluan në emër të Ron Yeffet ndërkohë që 27 për qind kanë kaluar në emrat e Najada dhe Reajana Idrizit.

MDN Investiment shpk u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në 3.05.2018 me qendër në Vlorë dhe me objekt të aktivitetit: Projektimi, financimi, ndërtimi,kryerja, funksionimi si dhe menaxhimi i Aeroportit Ndërkombëtar.

Qeveria nuk shpjegoi asnjëherë arsyen e zgjedhjes së kompanisë MDM, pa përvojë direkte në fushën e fluturimeve ajrore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit