Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se pezullimi nga QKB i kompanisë Air Albania do të zgjidhet brenda ditës së sotme.
Ajo tha se është një cështje rutinë dhe për këtë fajësoi Turkish Airlines, që ka një pjesë të pronësisë së shoqërisë.
“Air Albania është një kompani private në 90% të aksioneve të saj. Shteti ka vetëm 10%. QKB zbaton ligjin, tregon sa mirë funksionojnë strukturat. Sa i përket procesit.
Jam informuar që është një proces rutinë, u ndodh disa kompanive kur nuk dorëzojnë dokumentacionin e duhur.
Kështu që është i është kërkuar Air Albania, një nga pronarët është Turkish Airlines, ndoshta i pa mësuar me rregullat e Shqipërisë për të dorëzuar përfituesit fundorë.
Di që do të kryhet sot. Nuk është e jashtëzakonshme. Pas muajit tetor, Air Albania do të ketë një ekspancion duke shtuar avionët, fluturimet dhe destiancionet” tha ajo.