Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli edhe për ndërprerjen e marrëdhenieve diplomatike me Iranin.
Ajo u shpreh se Shqipëria është një vend i sigurt nga sulmet e mëtejshme dhe se fakti që jemi në NATO e bën të ketë armiq.
“Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Europë që nuk është vendosur kurrë nën sulme terroriste. Vetëm fakti që jemi anëtarë të NATO-S na bën të kemi armiq. Ka qenë një punë e mirë nga shërbimet, nga grupet e antiterrorist, do bëjmë të njëjtën punë të mirë për t’i pasur qytetarët tanë të sigurt”, tha Balluku.