-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpallet fituesi për ngritjen e satelitëve

Kryesoret

Agjencia e Prokurimeve Publike ka shpallur fituesin për procedurën e ngritjes së satelitëve e organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Fituese e këtij tenderi ka rezultuar kompania amerikane “Satellogic USA” Inc. Qeveria shqiptare do të paguajë

6 milionë dollarë për tre vite.

“Satellogic USA” Inc. NC 28036 është me adresë në ShBA konkretisht: 210 Delburg Street, Davidson US dhe është e specializuar në satelitët e vëzhgimit të Tokës, e themeluar në vitin 2010 nga Emiliano Kargieman dhe Gerardo Richarte.

Procedura është konfidenciale për shkak se kompania nuk do të bëjë publike informacionin e dhënë, përfshirë sekretet teknike ose tregtare dhe veçoritë konfidenciale të ofertave dhe kërkesave për pjesëmarrje, praktikë kjo që qeveria shqiptar e ka ndjekur edhe me vaksinat.

Fillimisht Edi Rama premtoi se do të ngriheshin në mars, por u shty në një afat të dytë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit