Qeveria ka nisur aksionin e ri; prishjen e ndërtimeve pa leje. Vendimi u miratua sot.
Në prezantimin e tre drejtorëve, të policisë, AMP-së dhe IKMT-së, Edi Rama vendosi piketat. Në shënjestër do të jenë pasanikët dhe jo fshatarët, tha Rama.
Ai theksoi se për ndërtimet pa leje ka tre rrugë; ose do të shemben, ose do të dhurohen nga vetë shkelësi i ligjit, ose nëse e kanë shitur të blihet dhe dhurohet.
Lëvizja, tha Rama po bëhet për të mbushur arkën e shtetit, pasi duhen lekë për shpronësimet te Unaza e Re.
“U kemi dhënë mundësinë ta dhurojnë si një mënyrë për të larë pjesërisht mëkatin për popullin ose shtetin cdo kat ose metër që kanë.
Që t’i krijojnë mundësinë ligjërimit të objektit për të pastrehët apo për shtetin pa shkuar ata vetë në ndjekje penale. Cdo lek nga para-blerja.
Mund të thonë e kemi shitur. Duhet ta blejnë dhe pastaj vazhdo jepja klientit. O të shkojë shtrenjtë, ose shko përballu me ligjin, do të paguash gjobën dhe konfiskohet. Fondi do të shkojë pronësinë. Shpronësimet te Unaza e Re duan lekë.
Dhe nëse këta shkelës milionerë do të përdorin gjykatës të korruptuar për sigurimin e padive si me disa raste skandaloze.
Ata do të bllokojnë veten e tyre në cdo derë të këtij shteti dhe do të shuhen si aktorë dhe do të humbin cdo mundësi. Nuk do të ketë kurrë legalizim për katet dhe metrat pa leje” tha ai.
Më pas, Edi Rama i kërkoi Ardi Veliut që tashmë drejton AMP-në, që të fusë në hetim të gjithë policët në zonat e të cilëve ka ndërtime pa leje.
“AMP duhet të hapë hetimet për të gjithë punonjësit ku janë ndërtuar këto kate pa leje.
Del që ka edhe një pallat komplet pa leje në Tiranë, 7 apo 8 kate dhe natyrisht shefi i komisariatit nuk ka si të jetë, aty ku është ndërtuar.
Lartohet një pallat pa leje dhe nuk i hyn gjë në këmbë. Tani, ai pallat ose do të shembet ose konfiskohet” tha Rama.