Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e së mërkurës në Gështenjas të Pogradecit. Safet Hyskollari u vra me thikë nga Fatos Manellari.
Fqinjët kanë folur për krimin e rëndë duke bërë të ditur se Safet Hyskollari sapo kishte ardhur nga Amerika. Fqinjët shprehen se ai ishte njeri i mirë dhe pa konflikte të mëparshme. Ndërkohë, sipas tyre, autori i dyshuar i ngjarjes Fatos Manellari, vuante nga problemet të shëndetit mendor.
Ndërkohë, sipas fqinjëve, ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin për një pronë që as nuk ishte e tyre.
“E njohë për një njeri shumë të rregullt, serioz të sjellshëm, të edukuar. Nuk e besoj të zihej kurrë. Nuk ka prishur qef me njeri. Ai ka qenë në Amerikë , nuk ka 1 vit që është kthyer, jetonte atje. Nuk e di nëse ka pasur komunikim me autorin. Këtu gardhi është i ndarë. Ka qenë njëri i qetë, më njeri shkaktar , i sjellshëm i edukuar. Autori ka qenë në punë, punonte marangoz”, tha një prej fqinjëve.