-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim i çon “selam” Berishës dhe Iranit

Kryesoret

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim takoi sot kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe n/kryetarin Agron Gjekmarkaj.

Diplomatja amerikane nuk e përmendi në emër Sali Berishën, por referenca ishte e qartë kur i çoi një tjetër mesazh.

Ajo tha se do të takohet vetëm me ata drejtues që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që kanë një rol legjitim për të luajtur në forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit.

“Takova Lindita Nikollën dhe Agron Gjekmarkajn. E kemi bërë pjesë të traditës të takohemi në fillim të sezonit parlamentar.

Dhe gjithashtu është e rëndësishme të angazhohemi në mbajtjen e rregullave dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Kjo është arsyeja që ndodhesha këtu. Ne do të vazhdojmë të takohemi me ata drejtues që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që kanë një rol legjitim për të luajtur në forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit” tha ajo.

Në fund kishte një koment edhe për sulmin e Iranit kundër Shqipërisë që solli ndërprerjen e marrëdhënieve nga Tirana.

“Shtëpia e Bardhë është përgjigjur menjëherë dhe me forcë. Duhet të jetë e qartë, që kur miku ynë, Shqipëria është nën sulm, SHBA do të ndërmarrin veprime” tha ajo.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit