-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria shkëput marrëdhëniet me Iranin, Rama: Teherani na sulmoi

Kryesoret

Zyrtare. Shqipëria ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Vendimi është njoftuar sot nga kryeministri Edi Rama.

Ai tha se qeveria së bashku me partnerët kanë vërtetuar me prova se regjimi i Teheranit qëndron pas sulmit kibernetik të 15 korrikut mbi shërbimet publike në Shqipëri.

Për këtë arsye, tha më tej, Rama, stafit të ambasadës së Iranit në Tiranë i është kërkuar që të largohet brenda 24 orëve.

Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit.

Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurisë” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit