-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtare, Rama vendos drejtorin e ri të policisë së shtetit

Kryesoret

Muhamet Rrumbullaku është emëruar drejtori i ri i policisë së shtetit duke pasuar Gledis Nanon. Vendimi është miratuar në mbledhjen e sotme të qeverisë. Lëvizja nuk është surprizë, pasi u paralajmërua që javën e kaluar dhe sot pritej vetëm firma.

Muhamet Rrumbullaku plotëson të gjitha kriteret për të qenë në krye të Policisë së Shtetit. Zoti Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë në Piramidën e Policisë së Shtetit. Ai është një oficet karriere” tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Kush është Muhamet Rrumbullaku

Muhamet Rrumbullaku lindi më 1 shkurt 1966 në qytetin e Tiranës. Ai është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë, ndërkohë që është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010. Gjithashtu ka edhe një Master Profesional në vitin 2011.

Rrumbullaku ka pasur një karrierë të gjatë në këtë profesion. Nga data 24/03/2022 me propozim të Ministrit të Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, Kryeministri Edi Rama e ka emëruar si Drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Më parë ai ka mbajtur pozicione drejtuese në policisë e shtetit. Nga data 17/01/2019 deri më 23/03/2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor e shumë pozicione të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit