-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të shkojë Basha? PD e ndarë për protestën e Metës

Kryesoret

Deputetët e PD-së janë të ndarë për protestën që ka thirrur Ilir Meta në 13 shtator te inceneratori i Tiranës. Grida Duma tha se nëse do të mundet do të shkojë.

Ina Zhupa e zyrtarizoi pjesëmarrjen. “Unë kam një lidhje të veçantë me çështjen, inceneratori i Tiranës është një kauzë për të cilën kam bërë betejë, prandaj do jem në protestë.

Vendimi i të tjerëve për të marrë apo për të mos marrë pjesë në protestë është vendim personal kur thirren nga parti të tjera politike” tha ajo.

Lulzim Basha nuk pranoi që të përgjigjet. “Ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve” ishin fjalët e vetme të tij duke u futur i buzëqeshur në Kuvend. Dhurata Çupi tha se “vetëm kur më thërret partia Demokratike do shkoj në protestë”.

Edhe deputeti Gazment Bardhi nuk do të shkojë. “Inceneratorët janë produkt i krimit, nëse ka një skemë krimi është kryeministria. Aty ku është firmosur” tha ai.

I prerë ishte dhe Enkelejd Alibeaj. “Ajo që do bëj është të jem deputet i shqiptarëve dhe të bëj denoncime mbi afera korruptive” tha ai. Protesta do të mbahet në 13 tetor në orën 18:00.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit