-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania në recesion, Truss: 115 miliardë dollarë për të subvencionuar faturat e energjisë

Kryesoret

Prej kohësh Britania e Madhe po përballet me recesion të gjatë, të shkaktuar nga katëfishimi i faturave elektrike.

Kryeministrja e re e Anglisë, Liz Truss, tha se do të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbrojtur konsumatorët dhe bizneset.

Udhëheqësja e re e Britanisë Truss tha se do të kufizojë faturat e larta të energjisë së konsumatorëve dhe do të promovojë burime të reja energjie.

Ndërkohë që paketa e pritshme që po përgatit qeveria për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, është 115 miliardë dollarë, e krijuar për të kufizuar tronditjen ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Një rritje në huamarrjen e qeverisë për të financuar paketën e mbështetjes dhe një premtim i saj për të ulur taksat ka tronditur tregjet financiare.

Paundi ra kundrejt dollarit të mërkurën në nivelet e arritura për herë të fundit në 1985.
Ky njoftim pritet të bëhet këtë të enjte në parlamentin britani.

Ai do të shënojë një kthesë të madhe nga një lidere që nuk mendonte kështu gjatë fushatës së saj për të pasuar Boris Johnson, por u detyrua të veprojë për të ndaluar që familjet të bien në varfëri dhe bizneset të mos shkatërrohen.

Deutsche Bank tha se kompensimi i çmimit të energjisë dhe premtimi për ulje të taksave nga Truss mund të kushtojnë 179 miliardë paund, ose rreth gjysma e shumës që Britania shpenzoi për pandeminë COVID-19.

“Ne do të marrim masa menjëherë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset me faturat, por edhe …për të trajtuar shkakun rrënjësor të këtyre problemeve, në mënyrë që të mos jemi më në këtë pozicion,” tha Truss në një deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit