Sot në orën 18:00 në qendër të Tiranës pritet të zhvillohen dy tubime të ndara qytetare, që lidhen me çështje të ndryshme në debatin publik të ditëve të fundit.
Një nga protestat është thirrur në kundërshtim me projektin e planifikuar në zonën e Zvërnecit, ku qytetarët shprehin shqetësime për ndikimin në zonat e mbrojtura dhe për mënyrën e menaxhimit të hapësirave me interes publik.
Protestuesit pritet të zhvillojnë një marshim në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit.
Tubimi tjetër është paralajmëruar në Sheshin “Skënderbej” dhe lidhet me debatet rreth shërbimeve shëndetësore në QSUT, përfshirë terapitë hormonale, çështje që kanë ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik dhe nga grupe të ndryshme shoqërore.
Në këtë protestë pritet të marrë pjesë edhe Partia Demokratike, e cila ka bërë të ditur se nuk do të zhvillojë aktivitetin e saj të zakonshëm politik të së hënës, duke iu bashkuar tubimit të organizuar nga Aleanca për Familjen.









