“Djali kishte kaluar, kishte nja 1-2 muaj pa i pirë ilaçet. Kur i pinte ishte mirë, por nuk donte t’i pinte më“. Kështu është shprehur nëna e autori që plagosi gruan dhe fqinjin.
Sipas saj, i biri Elmas Kalia prej disa muajsh vuante nga problemet e shëndeti mendor dhe ai nuk ishte vetvetja.
E moshuara shtoi se, Elmas Kalia dhe e shoqja Shkëlqime Kalia, nuk kanë pasur sherre e zënka.
“Donte ta therte, bam-bum, s’mund ta mbanim. Djali kishte kaluar, kishte nja 1-2 muaj pa i pirë ilaçet. Kur i pinte ishte mirë, por nuk donte t’i pinte më. Donte të therte nusen, se ashtu ia dha truri. S’kanë pasur sherre, e zënka. Fëmijët s’dinë gjë, janë në punë”, tha Mersine Kalia.