Sot qeveria prezantoi paketën e re, që është e dyta për të ndihmuar shtresat në nevojë që preken nga rritja e çmimeve.
Por deputetja Grida Duma ka qenë kritike. Ajo shkruan se përballë dimrit që po vjen nëse harxhon edhe një kilovat mbi 7600 lekë energji do të paguash 4.4 herë më shumë.
“Nëse shpenzoni më shumë se 7,600 lekë në muaj energji, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë!
Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kë energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.”
Ky është vendimi i qeverisë, e cila pretendon që kjo prek vetëm 3 % të qytetarëve.
Duke parë faturën dhe shpenzimin tuaj, mendoni që ju prek ky vendim dhe kjo rritje?
Nëse po, komentoni” thotë Duma.
Kryeministri ka reaguar në sondazhin që hapi duke thënë se sot janë vetëm 4% e shqiptarëve që shpenzojnë mbi 800 kilovat.
“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800kwh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh!
Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800këh dhe marrin 15% të konsumit energjetik të vendit!
Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin dhe nga ana tjetër do t’i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit” shkruan Rama.